Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI) u bëri thirrje liderëve evropianë të kalojnë në veprim për të luftuar me islamofobinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalim të mbajtur në kuadër të Asamblesë së 74-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), Sekretari i Përgjithshëm i OBI-t, Yousef Al-Othaimeen, u bëri thirrje liderëve evropianë të ndërmarrin hapa konkrete për të luftuar islamofobinë pa shkaktuar dhunë.
Othaimeen po ashtu tha se për shkak të rritjes së retorikës kundër emigrantëve në Perëndim, myslimanët përballen me situata të vështira në shumë vende të Evropës dhe se janë të ekspozuar ndaj diskriminimit.
Në një deklaratë tjetër në New York, shefi i OBI-t ka theksuar se retorika raciste ndaj myslimanëve është në kundërshtim me të drejtat e njeriut.
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...
Anëtarësimi në BE, Rama: Të bëjmë maksimumin që dera e hapur...
Ushtarët e Beneluksit përfundojnë misionin 1-vjeçar në Kosov...
MINT-i vendos kufirin e fitimit për tregtarët e derivateve: ...
LDK thirrje Prokurorisë: Ndalni ndërrimin e njehësorve, po r...