Titull bartës në numrin e sotëm të gazetës “Dnevnik”, qëndron lajmi për liderin e opozitës maqedonase, Zoran Zaev, i cili siç shkruan gazeta, vet zgjedh se cili prokuror do të procesdon me rastin “Puç”, transmeton Zhurnal.
“Zaev zgjedh prokuroren, Janeva hesht, Basheska ricakton seancën”, është titulli i lajmit në brendësi të së cilit thuhet se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev do të paraqitet në gjyq për rastin “Puç” që akuzohet për tentimi për dhunë ndaj bartësit të organit më të lartë shtetëror, respektivisht për nënçmim të kryeministrit, Nikolla Gruevski me materiale nga përgjimet, vetëm nëse prokurorja ndaj tij do të jetë vetëm prokurorja speciale, Katica Janeva.
Gazeta shkruan se këtë e njoftoi avokati i liderit opozitar, Filip Medarski gjatë tentimit të tretë të pasuksesshëm për të zhvilluar seancën dëgjimore rreth rastit. Kryetari i opozitës, Zoran Zaev, nuk ka marrë pjesë në të, duke u arsyetuar se ky rast tani duhet të merret në shqyrtim nga Prokurorja Speciale dhe se gjithashtu sot ka pasur takim me ambasadorin italian në Maqedoni.
Zaevi është personi i katërt që është akuzuar në rastin “Puç”, ku sipas ministrisë së brendshme në Maqedoni, ai së bashku me tre tjerë kanë përgatitur grusht shteti ndaj qeverisë ligjore në Maqedoni. Akuzat janë mohuar nga lideri i opozitës, ndërsa njëri nga “bashkë të akuzuarit” ka pranuar fajin pas hekurave të qelisë. Bëhet fjalë për ish drejtorin e Kundërzbulimit, Verushevskin.
Dy personat tjerë të akuzuar në rastin “Puç” janë edhe gruaja e Verushevkit dhe një ish punëtor në sigurimin e shtetit.
Hyrje e paautorizuar në sistem kompjuterik, intervistohet nj...
Maresca pasues i Guardiolës, zbulohen detajet e kontratës
Iraola favorit për ta zëvendësuar Allegrin, zbulohen detaje ...
Netanyahu: Izraeli do të intensifikojë sulmet ndaj Hezbollah...
Policia në Drenas arreston të dyshuarin për vrasje në tentat...
Policia e Kosovës publikon statistikat: 25 aksidente me të l...