Një i ri u shndërrua në një të moshuar 81 vjeçar, në mënyrë që të mund të udhëtonte me pasaportën e një pensionisti. Ai u maskua me një mjekër të bardhë, syze dhe karrige me rrota.
Por, veshja e tij nuk ishte aq e mirë sa për të mashtruar oficerët e migracionit. Personi në dukje i dobët dhe i moshuar, tërhoqi vëmendjen e stafit kur arriti në Aeroportin Ndërkombëtar të New Delhi, të dielën e kaluar.
Ai po shpresonte të udhëtonte drejt New York-ut. Por, stafi filloi të dyshoi… Shrikant Kishore, një zyrtar i lartë i sigurisë tha: “Ai dukej sikur të ishte shumë i moshuar dhe i paaftë”. “Ne i kërkuam atij që të qëndronte mbrapa me ne. Ai tha që nuk deshi”.
Kjo bëri që oficeri të vinte në dukje që rrënjët e mjekrës së bardhë të cilat ishin të zeza. Ai gjithashtu dukej që po përpiqej shumë për të shmangur sytë nga oficeri.
Kur u pyet për pasaportën e tij, i riu dorëzoi dokumentacionin duke pretenduar se ai ishte Amrick Singh, i lindur në Delhi në shkurt të vitit 1938, duke e bërë atë 81 vjeç.
Kur personi u mor më tepër në pyetje, ai thuhet se i tha stafit të sigurisë se në të vërtetë ishte 32 vjeçar dhe emri i tij ishte Jayesh Patel.
Ai u ndalua dhe u dorëzua më pas në polici.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...