Presidenti rus Vladimir Putin tha se Rusia mund të ndihmojë Arabinë Saudite duke i shitur sistemet për mbrojtje ajrore S-300 dhe S-400, pas sulmeve ndaj industrisë saudite të naftës, raporton AA, transmeton arbresh.info
“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë Arabinë Saudite dhe do të ishte e mjaftueshme që udhëheqësia politike e Arabisë Saudite të sjellë vendim qeveritar të mençur siç bënë liderët e Iranit duke blerë sistemin S-300 dhe siç bëri presidenti Erdoğan duke blerë sistemin e fundit të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia”, tha Putin gjatë vizitës së tij në Ankara.
Oferta e presidentit rus vjen pasi dy sulmet me dronë goditën fabrikat Abqaiq dhe Khurais. Abqaiq është rafineria më e madhe e kompanisë shtetërore saudite, Aramco.
Pas sulmeve me dronë, Arabia Saudite përkohësisht ndërpreu prodhimin e naftës në dy fabrikat që drejtohen nga Aramco, që korrespondon me sasi prej pothuajse dy milion fuçi në ditë./AA/arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...