Claudia Ochoa Félix, dilerja glamuroze e narko-kartelit famëkeq të meksikës Sinaloa, e njohur si “Mbretëresha Antrax”, është gjetur e vdekur.
Për Claudian dyshohej se ishte në krye të njësisë së vrasësve të këtij karteli, që me një fjalë kryen punët më të ndyra të kësaj organizate kriminale.

Kur është arrestuar shefi i kartelit Jose Rodrigo Arechiga Gamboa i njohur si Chino Antrax, filluan të qarkullojnë thashetheme se Claudia është një nga lideret e reja.
Megjithatë ajo këto thashetheme i ka hedhur poshtë, por në Instagram vazhdimisht publikonte fotografi me armë të ndryshme duke bërë një jetë luksoze.
Ajo është gjetur e vdekur si pasojë e mbidozës në qytetin meksikan Kualijakan. Megjithatë shumë anëtarë të “armatës” së saj dyshojnë se ajo është vrarë dhe se rrethanat e vdekjes janë misterioze.
“Mbretëresha Antrax” ishte bërë e famshme kur edhe hapi llogari në Instagram, dhe lavdërohej me fotografitë që i postonte për të treguar jetën luksoze që e bënte.
Ajo numëronte 295 mijë ndjekës që vazhdimisht pëlqenin fotografitë dhe stilin e jetës që ajo e bënte. /Telegrafi/
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...