Çdo ditë e më shumë porti i Durrësit po tërheq vëmendjen e lundruesve elitarë, të cilët e përfshijnë këtë port mallrash në ndalesat e tyre për shërbime, por edhe në guidat e tyre turistike.
Lehtësirat portuale dhe fiskale ndaj turizmit detar, kryesisht tregtimi i naftës duty free dhe përshtatja e kalatave për jahtet në portet shqiptare e ka shtuar ndjeshëm numrin e tyre në këto porte.
Vetëm gjatë muajit shtator janë bregëzuar (ankoruar) në kalatat portuale të Durrësit rreth 35 jahte, ndërsa që nga fillimi i këtij viti, sipas Autoritetit Portual Durrës, numri i jahteve që kanë vizituar Durrësin ka arritur në 378, po aq sa mbërritën në Durrës gjatë të gjithë vitit 2018.
Mëngjesin e së hënës në kalatat e portit detar më të madh të vendit u bregëzuan 3 jahte luksoze. Dy prej tyre mbërritën nga porti i Splitit, ndërsa i treti nga porti grek i Argostolit.
Përveç shërbimeve portuale për t’u furnizuar me karburant, pronarët e turistët e këtyre jahteve qëndrojnë dhe për të vizituar qytetin dhe qendrat e tij arkeologjike.
E kryer, Jose Mourinho rikthehet në Madrid
Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos: OBS...
Studentët nga Shqipëria bllokohen në kufi, nuk u lejohet të ...
Hetimi për Epsteinin merr kthesë të re, dhjetë viktima të re...
Njoftimi i fundit nga kufiri: Policia e RMV lëshon qarkullim...
Bllokohet kufiri Kosovë-RMV, policia maqedonase e ndalon qar...