Zyra e Kryeministrit të Kosovës reagon ndaj deklaratës së Ramush Haradinajt lidhur me Marrëveshjen për vijën kufitare në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.
“Kufiri me Malin e Zi, si edhe me vendet tjera fqinje, nuk caktohet sipas vullnetit të individëve apo partive politike, por mbi bazë të dokumenteve të cilat i vërtetojnë komisionet profesionale dhe i propozojnë Qeverisë dëshmimin e vijave kufitare”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës.
“Vija kufitare me Malin e Zi është ajo mbi të cilën është shpallur pavarësia e Republikës së Kosovës dhe në të cilën është njohur Kosova si shtet sovran dhe i pavarur. Z. Haradinaj, si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, si edhe çdo qytetar, ka të drejtë të argumentoj me dokumentacion konkret nëse ndonjë pjesë e territorit të Republikës së Kosovës, qoftë pronë e tij apo pronë publike, ka kaluar në Malin e Zi. Asnjë argument të tillë me shkrim, Qeveria e Republikës së Kosovës nuk e ka marrë deri më sot. Andaj, kërcënimet e z. Haradinaj, nuk janë argumente, por flasin për mungesën e argumenteve”, potencohet në reagimin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.
Mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu në Shqipëri
Deçani përkujton 28-vjetorin e `Epopesë së Dukagjinit`
37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së ...
Moti sot kryesisht i vranët, temperaturat arrijnë 13 gradë
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv