Në emision po diskutohet se cilat janë planet e partive kryesore për zhvillimin e Pejës, për investimet në këtë komunë.
Një nga temat më të nxehta ishte ajo e mosakreditimit të universitetit publik “Haxhi Zeka”, ku edhe përplasi kanditatët mes vete.
Ishte kandidati për deputet nga radhët e VV-së, Bashkim Nurbonja, i cili akuzoi PDK-në se ka privatizuar universitet, ku ato janë bërë strehë e militantëve të kësaj partie.
Derisa, Sebiha Shala nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se të gjithë që janë të punësuar në këto insitucione janë me kualifikime dhe meritë, ndërsa ia rikujtoi atij se si kishte përsëritur vitin në shkollën e mesme.
“Nëse PDK ka marrë vendim që të hapen universitetet ka bërë një gjë të duhur. PDK ka arrit që t’i thith investimet e mëdha, sidomos në ministritë që ka udhëhequr. Në universitetin “Haxhi Zeka”, kemi pas një vendim që ne e kemi qujt të njëanshëm dhe është marrë vendim negative për mosakredimit, ku edhe kemi parashtru ankesë.
Procesi ka filluar gabimisht nga ministri që ka ikë, duke e politizuar dhe ka pasur qasje të njëanshme. Jemi duke pritur përgjigje, jemi të pritje, pasi që kemi bërë ankesë dhe ka afat deri nesër. Heshtja nënkuptim pranim, pasi që ne i kemi programet e akredituara”, tha Shala.
Ndërsa ajo tutje shtoi se sa i përket nepotizmit, lufta kundër korrupsionit është edhe prioritet i PDK-së, për të cilën z.Kadri Veseli ka edhe një projekt që është duke e prezantuar para qytetarëve.
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...
Gimbo bëhet pjesë e BBVA, tregon se çka i tha Gjesti për loj...