Kandidati për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Bashkim Nurboja, është i ftuar në emisionin Pressing në T7.
Nurboja ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për Autostradën e Dukagjinit. Ai ka thënë se nëse Lëvizja do të vijë në pushtet atëherë do investohet shumë në rrugën që lidhë Pejën me Prizrenin për shkak se është shumë e nevojshme për qarkullim të mirë.
“Qeveria Kurti do të bën magjistralen ekzistuese me katër korsi. Kjo për shkak që fshatrat duhet që të kenë qasje në të”, ka thënë Kurti.
“Rruga do të shkurtohet pasi që është e nevojshme. Kjo do të bëhet me kosto vetëm 20% të 1 miliardëshit të premtuar. Në Deçan do të ndërtohet një unazë pasi kemi parë një ngarkesë shumë të madhe në atë pjesë. Po ashtu në Gjakovë një unazë tjetër”
Tutje Nurboja ka shtuar se është e rëndësisë së madhe që të kryhet magjistralja Prishtinë-Pejë.
“Është bërë histori kompletimi i rrugës Kiev-Zahaq. Kemi paguar dënim BERZH’it për shkak të vonesës dhe keqpërdorimit të fondeve nga qeverisja e kaluar. Pal Lekaj i ka marrë paratë dhe nuk i ka shfrytëzuar ato. Aty ka klauzola kohore të qarta të cilat janë shkelur”.
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...
Gimbo bëhet pjesë e BBVA, tregon se çka i tha Gjesti për loj...