Ndërsa kandidatja për kryeministre, Osmani, foli për vlerat e zonës së Hasit, të cilët gjithmonë kanë dhënë shembull në tërë Evropën se si duke gatuar bukë për vete e për miqtë, duke e ushqyer mikëpritjen dhe duke e kultivuar shprehinë e punës, mund të ndërtojnë të ardhmen jo vetëm për vete, por edhe për të tjerët.
“Shembulli i njerëzve fisnikë e punëtorë të Hasit duhet të bëhet shembull i udhëheqjes së shtetit”- u shpreh Osmani.
Hasi ka dhënë shumë njerëz të mëdhenj, nga Pjetër Bogdani te Katarina Josipi”- tha më tej ajo”, dhe ne do të kujdesemi që kjo zonë të ketë trajtimin meritor nga shteti”.
“Ne nuk do të lejojmë që krimi e korrupsioni të jenë dukuritë identifikuese të shtetit tonë. Ne do ta kthejmë meritokracinë si vlerë themelore të funksionimit të institucioneve shtetërore”, tha Osmani.
