Kandidatja e LDK-së, për kryeministre Vjosa Osmani ka qëndruar sot në fshatin Korishë.
Nga aty Osmani përmendi burrështetasit Klinton dhe Blair të cilët vlerësuan lartë figurën e Presidentit Historik Ibrahim Rugova.
“Kur presidenti Klinton e kryeministri Blair vinin në Kosovë na thonin: politikani më këmbëngulës që kanë njohur ndonjëherë ishte dr. Rugova. Ai komunikonte butë, por argumentonte thellë. Ai na e krijoi modelin çfarë është këmbëngultësia e çfarë është besimi”, ka thënë Osmani.
Ajo ka paraqitur nevojën e Kosovës për politikanë këmbëngulës, vizionarë, që secilit qytetar ia mundësojnë që ta realizojë ëndrrën e tij në Kosovë.
“Sot na duhen politikanë që t’i mbrojnë institucionet nga krimi e korrupsioni; politikanë që janë këmbëngulës, të cilëve, sikur thoshte Rugova “kokën mund t’ua ndërroni, por mendjen kurrë”.
Këtë mund ta bëjë vetëm një politikane e cila kurrë s’i ka ndërruar qëndrimet e saj.
“Unë s’e kam keqpërdorur kurrë besimin tuaj”, ka thënë Dr. Osmani para banorëve të fshatit Korishë.
Osmani ka thënë se LDK-ja e bën qeverinë me njerëz që i përkulen vetëm qytetarit, por jo krimit.
“Asnjë hap i qeverisë së ardhshme s’do të bëhet pa ju, sepse për mua posti i kryeministrit nënkupton shërbim dhe jo privilegj”, ka premtuar znj. Osmani para shumë banorëve dhe aktivistëve të LDK-së, në Korishë.
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...
Gimbo bëhet pjesë e BBVA, tregon se çka i tha Gjesti për loj...