Djali i Smajlit, Shpëtimi, në “Magazina Zgjedhore” në Klan Kosova, ka thënë se janë ndjerë keq, por jo të befasuar, raporton Indeksonline.
“Unë u njoftova nga disa portale, dhe më të vërtëtë u ndimë keq, por jo të befasuar, duke ditur rrethanat e ndodhitë që kanë ndodhur, duke e ditur që janë bë më shumë se 17 vite që nuk janë zbuluar vrasësit. Ne u ndiem keq në aspektin njerëzor, por jo te befasuar”, ka thënë Shpëtim Hajdari.
“Ne nuk kemi informacion tjetër, pos asaj që është thënë zyrtarisht nga Policia. Mund të jëtë hajni ordinere, mund të këtë edhe prapavijë tjetër, por këtë nuk e dimë”, ka shtuar ai.
“U bënë 17 vite që ne kërkojmë drejtësi, përgjigje, dhe deri me sot nuk kemi marrë. Kjo vrasje politike është njolla më e zezë që është barrë e rëndë e shoqërisë e shtetit. Pa u zbardh vrasjet politike, shteti nuk është i mirëfilltë, shteti që ne kemi ëndërruar”, ka shtuar mes të tjerash Shpëtimi.
Ndryshe, rastin për policinë e ka raportuar një person i cili ka thënë se persona të panjohur kanë vjedhur bustin nga shkolla fillore “Smajl Hajdar”.
Nuk raportohet për person të arrestuar ndërsa njësia përkatës policore është duke hetuar rastin.
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...
Falsifikimi i rezultateve/ Përfundojnë dy seanca ndaj komisi...
Trump paralajmëron Kanadanë: Nëse nënshkruan me Kinën, SHBA-...
Seanca ndaj të dyshuarve për manipulim votash, Avokati i Pop...
INSTAT: 12.5 milionë shtetas të huaj hynë në Shqipëri gjatë ...
Man City nuk gabon ndaj Wolves, ia shton presionin Arsenalit