Faqja “News Artnet” ka publikuar një listë me pikturat e edicionit “Art Berlin”, të cilat mund të blihen për një shifër që është më e vogël se 10 mijë euro.
Janë pesë vepra arti që janë renditur nga kjo faqe dhe një prej tyre i përket kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Rama prezantohet me një pikturë që e ka realizuar me dokumentet e punës. Aty, ai ka derdhur fantazinë e tij nëpërmjet ngjyrave. Dhe sa mendoni se shitet ky punim në ekspozitë? Për 3500 euro.
Në veprat që ka përzgjedhur “News Artnet”, piktura e Ramës është më e lira, ndërsa të tjerat varjojnë me një çmim nga 5 mijë euro në 10 mijë euro.

S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...