Në fjalën e mbajtur sot në konferencën për media presidenti Ilir Meta u shpreh i gatshëm për të qenë prezent më 11 tetor, për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të Komisionit të Venecias.
Megjithatë kreu i shtetit u shpreh se ka një përpjekje propagandistike për ta fokusuar vëmendjen te 11 tetori, ndërkohë që data e rëndësishme është 18 tetori.
“Është një sfidë që e mirëpres, kam shprehur gatishmërinë për të qenë prezent edhe më 11 tetor për çdo pyetje edhe nga anëtarët e Komisionit të Venecias”, u shpreh Meta. “11 tetori nuk është datë e rëndësishme për Shqipërinë, por përpjekja për ta shndërruar në fokus propagande bëhet për të tërhequr vëmendjen nga një tjetër datë më e rëndësishme, që është 18 tetori (kur do të merret vendimi për çeljen e negociatave mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë)”.
Meta falënderoi Kuvendin për “respektin dhe besimin e madh që gëzon ndaj Komisionit të Venecias”, ndërsa shtoi se bashkëpunimi i Presidentit të Republikës me të do të jetë jashtëzakonisht i shkëlqyer dhe transparent. “Kam përgjegjësinë e veçantë që të jap kontributin tim në këtë kazus mjaft të rëndësishëm në mbrojtje të demokracisë, shtetit të së drejtës, në mënyrë të veçantë të së drejtës për të zgjedhur”, u shpreh Meta.
Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në...
Chivu kërkon trofe, gati për duelin me Bologna-n
Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të vendosura në Gje...
Spiropali: Ligji i ri për Diasporën, ridimensionon angazhimi...
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotograf...
Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”