​Opozita bojkoton edhe komisionet

10:54 | 5 Tetor 2015
M. A.

Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë Haxhi Shala, nuk është paraqitur sot në mbledhjen e këtij komisioni.

Kjo, pasi që opozita do të bojkotojë çdo mbledhje të Komisionit. Haxhi Shala, i cili është deputet i Nismës për Kosovën, është zëvendësuar nga deputetja Duda Balje.

Në këtë komision nuk është paraqitur sot as nënkryetari Rrustem Berisha i AAK-së dhe as Aida Dërguti e Vetëvendosjes.

Shpërndaje në rrjete sociale