Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Angelika Viets, ka thënë se Kosova nga viti 2008 ka bërë përparim të madh, por sipas saj, sfida për institucionet e Kosovës mbeten luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Viets ka deklaruar për Epokën e Re se me krijimin e Qeverisë së re, janë krijuar mundësi të mira për zhvillimin ekonomik në Kosovë.
Duke folur për migrimin e qytetarëve të Kosovës, ajo ka bërë me dije se shanset për të kërkuar azil në Gjermani janë pothuajse zero.
Viets ka folur edhe për situatën politike në vend, përkatësish bllokimin e Kuvendit të Kosovës nga ana e opozitës.
Ajo ka thënë se opozita mund të japë mendimin e vet në parlament, por ka thënë se është e papranueshme ta sulmojë me vezë kryeministrin e Kosovës.
“Me këtë veprim, opozita e bën veten jo të besueshme, njëkohësisht e bën jo të votueshme për elektoratin”, ka thënë Viets
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...