Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka treguar se gjatë vizitës në New York ndër vizitat zyrtare ajo ka ndarë edhe dekoratë.
E para e vendit ka ndarë dekoratën për Paqe dhe Demokraci “ Dr. Ibrahim Rugova” për Sergio Vieira de Mello të cilën e pranoi djali i tij Laurent, i cili njëherësh është President i Fondacionit që mban emrin e babait të tij.
“Falënderova familjen për kontributin e z. de Mello pas luftës në Kosovë, për ndihmën në përballjen me fazën e emergjencës dhe vënien e themeleve për paqe dhe demokraci.”
“Me këtë rast kuptova që lidhja e familjes de Mello me Kosovën është edhe më e thellë. Laurent është i martuar me Drenushën, mjeke në Gjenevë, me prejardhje nga Gjakova.”
“Laurent de Mello falënderoi qytetarët e Kosovës për këtë nderim që i bëhet babait të tij.”
“Sergio Vieira de Mello ka shërbyer si administratori i parë i Misionit të OKB-së në Kosovë. Ai ka vdekur në një sulm kundër selisë së OKB-se në Bagdad në vitin 2003,” ka shkruar Jahjaga në Facebook
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...