Maqedonia e Veriut e ka mposhtur në udhëtim Lituaninë me rezultat 0-2 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Golin e parë për maqedonasit e shënoi Goran Pandev në minutën e 14-të, pas asistimit që pranoi nga Elif Elas.
Pas vetëm tre minutash, Enis Bardhi shënoi një gol të bukur afër zonës së rreptësisë, për ta dyfishuar epërsinë.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë prej dy golave të Maqedonisë së Veriut, ndërsa e dyta nuk solli më gola të tjerë.
Të dyja kombëtaret kishin rastet e tyre, mirëpo që nuk arritën t’i konkretizonin rastet ato, duke bërë që ndeshja të përfundonte 0-2.
Polonia është liderë e Grupit G me 13 pikë, të ndjekur nga Sllovenia me 11-të, Austria me dhjetë, Maqedonia e Veriut dhe Izraeli me tetë dhe Lituania ende pa pikë.
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...