Tre persona janë arrestuar të dielën në pikën kufitare në Vërmicë për blerje posedim dhe dhitje të lënëve narkotike.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet të arrestuarit janë meshkuj shtetas të Shqipërisë ndërsa në automjetin e tyre u janë gjetur 11 qese plastike me substancë narkotike me marihuanë, shkuan arbresh.info.
Policia ka njoftuar gjithashtu se janë konfiskuar edhe katër telefona dhe një veturë Ford Galaxy me targa të Shqipërisë.
E sipas Policisë së Kosovës edhe dy të dyshuar të tjerë të përfshirë në rastin e njëjtë kanë kaluar kufirin në këmbë.
“Janë arrestuar tre persona të dyshuar meshkuj shqiptarë shtetas të Republikës së Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar 11 (njëmbëdhjetë) qese plastike me substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 13.92 gramë. Nga të dyshuarit janë konfiskuar 4 telefona celularë, një veturë Ford Galaxy me targa të Shqipërisë. Me vendim të prokurorit kujdestar tre të dyshuarit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes. Dyshohet se edhe dy të dyshuar meshkuj shqiptarë të Shqipërisë kanë qenë me veturën e lartcekur por të njëjtit kanë kaluar kufirin në këmbë”, thuhet në njoftimin e PK-së./Arbresh.info/
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...