Vahide Badivuku, prokurorja që dikur udhëhiqte krimet e rënda në rajonin e Mitrovicës, do të qëndrojë edhe për dy muaj në Qendrën e paraburgimit.
Asaj i është shtur masa e sigurisë, duke marr parasysh edhe mundësinë e ikjes së saj, gjatë fazës së hetimeve, ashtu siç ka ndodhur me të paktën tri raste ku drejtësia dështoi të sigurojë praninë e të pandehurve.
Prokuroria ka përmendur ikjen e Leme Xhemës që hetohej për korrupsion, Xhabir Zharkut për detyrim dhe armëmbajtje pa leje si kryetar komune në Kaçanik, si dhe tre të dënuarve në rastin “Bllaca 2”, Shpresim Uka, Bekim Syla dhe Driton Hajdari.
Sipas prokurorit special, Admir Shala, ekziston rreziku që Badivuku, e dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare- mitmarrje, të arratiset sikurse në këto raste, në Serbi, meqë ka pasaportë biometrike të këtij shteti, sepse ka lindur atje.
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...