Evertoni dhe Liverpooli kanë ndarë pikët në derbin e Merseyside të zhvilluar në Godisson Park. Ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.
Pjesa e parë në fillim i takoi plotësisht Liverpoolit, që sulmoi pa rreshtur dhe kishte rastet e takimit.
Megjithatë, edhe Mignolet u dallua për disa intervenime të pabesueshme, që e shpëtuan Liverpoolin pa pranuar gol.
Në minutën e 41-të ishte Danny Ings ai që u shfaq në skenë për të shënuar për 1-0 dhe epërsinë e Liverpoolit.
Menjëherë u kundërpërgjigj Romelu Lukaku që në fund të pjesës së parë realizoi për 1-1 dhe goline barazimit.
Në pjesën e dytë Liverpooli shpëtoi disa herë, krejt kjo falë Mignolet që ishte në top formë, sepse Evertoni dominonte dhe kishte rastet.
Pas kësaj sfide Liverpooli ka 12 pikë në pozitën e 10-të në tabelën e Ligës Premier, gjashtë pikë larg liderit Manchester City.
Vrasja e policit, Begaj: Populli është në krah të policisë k...
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit ...
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...