Zgjidhja e krizës politike nuk gjendet tek Presidentja Atifete Jahjaga, por ajo duhet të kërkohet në mes partive politike.
Presidentja mund të jetë ndërmjetësuese ndërmjet partive politike, duke pasur parasysh se ajo ka edhe përkrahjen ndërkombëtare. Kështu u shprehën në sqarimin e rolit të Presidentes në këtë krizë, profesorët Kolë Berisha dhe Adem Beha.
Krasniqi thotë se sipas Kushtetutës së Kosovës, presidentja garanton funksionimin kushtetues të të gjitha institucioneve, por megjithatë Kuvendi ka kompetenca të zgjedhë dhe shkarkojë edhe presidentin.
Ndërsa, Beha thotë se presidentja, duke pasur përkrahjen e ambasadave, mund ta shtendosë gjendjen politike në Kosovë.
Beha këtë nuk e sheh si krizë institucionale sa e sheh si krizë brenda vetë partive politike, pasi në Kosovë shoqëria jonë është shoqëri klienteliste dhe elektorati i partive është duke u zvogëluar dita ditës. /Tribuna Channel/
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, nafta 1.51 euro p...
Pas rastit të Tivatit, Serbia i hakmerret Malit të Zi –...
“Pse na le kaq herët bre bir”, babai i Leonit Aliut prek me ...
Lufta në Iran, Trump: Do të doja të takohesha me Mojtaba Kha...
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshi...
Ylli i “Off Campus” i jep fund fejesës pas pesë vitesh lidhj...