Zyrtari i Qeverisë së Kosovës, Bajram Gecaj, e ka quajtur kriminale deklaratën e Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, se pranimi i Kosovës në UNESCO është njësoj si pranimi i ISIS-it në këtë organizatë.
Sipas tij, deklarata e Daçiqit edhe një herë dëshmon se as ai e as politika serbe ende nuk po mund të shkëputen nga e kaluara kriminale e shtetit të Serbisë.
“Daçiq ishte pjesë e regjimit të Serbisë në kohën kur ai regjim në mënyrë të organizuar dogji mbi 200 xhami dhe objekte të tjera të kultit në Kosovë, mbylli shkollat dhe fakultetet në gjuhën shqipe, grabiti pasuritë e trashëgimisë kulturore…”, ka shkruar Gecaj, në reagim. “Ndërsa, tani, mu ai mundohet të barazoi një krim të tillë, të organizuar dhe të planifikuar nga organet e tyre shtetërore, me një pakënaqësi të rastit të disa njerëzve në Kosovë, pakënaqësi të cilën institucionet e Kosovës jo vetëm që nuk e organizuan, por që bënë çmos për parandalimin dhe në fund edhe dhënien fund të saj”.
MINT publikon çmimet e reja të derivateve, nafta 1.51 euro p...
Pas rastit të Tivatit, Serbia i hakmerret Malit të Zi –...
“Pse na le kaq herët bre bir”, babai i Leonit Aliut prek me ...
Lufta në Iran, Trump: Do të doja të takohesha me Mojtaba Kha...
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshi...
Ylli i “Off Campus” i jep fund fejesës pas pesë vitesh lidhj...