Presidenti amerikan, Barack Obama ka shprehur ngushëllimet e tij për të afërmit e personave që humbën jetën në sulmin ajror ndaj një spitali ku operonte Organizata “Mjekët pa Kufij” në rajonin Kunduz të Afganistanit, raporton Anadolu agency (AA).
Obama në një deklaratë me shkrim ka theksuar se në emër të popullit amerikan i shpreh ngushëllimet të afërmeve të civilëve dhe të punonjësve të cilët humbën jetë në ngjarjen tragjike në spitalin e Organizatës në fjalë në Kunduz.
Presidenti i SHBA-së duke vënë në dukje se Departamenti i Mbrojtjes ka nisur një hetim të gjerë në lidhje me sulmin, ka theksuar se deri në përfundimin e plotë të hetimeve nuk do të japin vendim të prerë në lidhje me këtë tragjedi.
Obama duke vënë në dukje gjithashtu se lutjet e tij dhe të bashkëshortes Michelle janë për familjet dhe civilët e prekur nga sulmi, ka theksuar se për sigurinë e Afganistanit partnerët ndërkombëtarë do të vazhdojnë të punojnë nga afër me Presidentin afgan Eshref Gani dhe me qeverinë afgane.
Si pasojë e një sulmi ajror i cili pretendohet se është kryer nga avionët e SHBA-së ndaj një spitali i cili përdorej nga organizata “Mjekët pa Kufij” në rajonin Kunduz në veri të Afganistanit ishte njoftuar se patën humbur jetën 19 persona.
SHBA-ja njofton për sulme “në shkallë të gjerë” kundër IS-it...
“Sllovakia favorit, por synojmë suksesin historik”, Vedat Mu...
Mashtrim përmes mesazhit në Prishtinë, qytetares i vidhen mi...
Sulmoi fizikisht zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në ...
Moti i keq në Shqipëri, Rama: Ekipet e angazhuara në terren
48 aksidente trafiku e mbi 1300 gjoba të shqiptuara gjatë nj...