Pas kalimit të frontit të ftohtë që solli mot më të freskët ditën e sotme, ditën e enjte fusha më të qëndrueshme të presionit të lartë në lindje të kontinentit, do të kushtëzojnë mot më stabil me diell, derisa rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të sjellin sërish rritje të temperaturave mbi vlera mesatare.
Nga dita e premte dhe në fundjavë, turbullira nga Atlantiku do të depërtojnë mbi rajon, ku do të krijojnë kushte për një mot të ndryshueshëm, me vransira, diell dhe mundësi për reshje shiu dhe bubullima.

5.09 – Në mëngjes freskët. Ditën ngrohtë, kryesisht me diell.
6.09 – Ngrohtë, vransira dhe diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje priten reshje lokale shiu me bubullima.
7.09-8.09 – Pjesërisht vranët. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi.
9.09 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite priten mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.
Temperaturat minimalet do të luhaten nga 11C deri në 15C, e maksimalet nga 27C deri në 29C, e në fillim të javës së ardhshme gradualisht do të zbresin në 25C..
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga verilindja 3-9m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave mesatare.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...