Mushkolaj për paktin e Kadri Veselit: PDK ka qenë kultivuese e korrupsionit e nepotizmit

15:52 | 3 Shtator 2019
M. A.

Thirrjen e kreut të PDK-së, Kadri Veseli për nënshkrimin e një pakti me 10 pika ku ndër to është edhe luftimi i korrupsionit dhe nepotizmit po shihet si thirrje simbolike që në thelb nuk ka diçka problematike, shkruan arbresh.info.

Sipas analistit politik, Imer Mushkolaj, problematike e kësaj thirrje është se nga kush po vjen ky pakt.

Ai thotë se Veseli po mundohet të duket si i ri në PDK dhe të paraqes PDK si parti të re.

“Ai nuk mundet më fshehë faktin se PDK ka qenë kultivuese  e korrupsionit dhe kultivuese e nepotizmit për 12 vjet me radhë kështu që thirrja e tij për një pak kundër korrupsioni është vetëm një simbolikë dhe nuk është e besueshëm duke pas parasysh prej nga vjen ku ka figura brenda partisë  pavarësisht se Veseli ka thënë që  ata nuk do të jenë pjesë të listave zgjedhore.  Të qenit zyrtar i lartë i partisë me fuqi të madhe brenda  partisë është diçka tjetër”.

Mushkolaj në një prononcim për arbreshs.info tha se PDK në vazhdimësi ka pas probleme me njerëz që e kanë shkel ligjin dhe kanë elemente kriminale në punën e tyre.

“Është një thirrje simbolike që nuk po shoh diçka problematike në të që mund ta bënte çdo zyrtarë tjetër politik por është shumë problematike nëse e shohim se prej kujt vjen  edhe nëse e shohim se përse deri tash nuk i ra ndërmend zotri Veselit ose dikujt nga  PDK që të bëjë këtë” tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale