Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqeri Bytyqi, i cili ishte pjesë e Nismës Socialdemokrate ka kaluar në PSD, partinë e Shpend Ahmetit.
Kryetari i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti, ka thënë se me Shyqen do të ketë ndryshime në reformat në arsim.
“Me Shyqen nuk po fillojmë vetën një reformator në arsim, në PSD, Shyqa do të jetë personi kryesor për reforma në arsim. Diskutimet i kemi filluar që një kohë. Do të jemi në gjendje të punojmë drejtë reformave të reja në arsim”.
Shyqeri Bytyqi tha se në PSD iu është dhënë hapësira që të kontribuojë për të ndihmuar vendin.
“Në PSD është hapësira e nevojshme që ne të kontribuojmë. Ajo çka kam mësuar është se një individ kontributin më të madh e jep duke qenë aktiv”, tha ai./Arbresh.info/
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...