Me fillimin e vitit të ri shkollor, Instituti EduMedia dëshiron të potencojë edhe një herë domosdoshmërinë e futjes së lëndës Edukim Medial në programet mësimore të shkollave tona fillore.
Instituti EduMedia vlerëson se është nevojë urgjente përfshirja e kësaj lënde në planprogramet shkollore, për shkak të ekspozimit enorm të fëmijëve ndaj rreziqeve të ndryshme nga përmbajtjet e papërshtatshme dhe të rrezikshme në medie.
Për të mbrojtur fëmijët, nga dezinformatat, nga dhuna e shfaqur në medie apo çfarëdo përmbajtje tjetër mediale negative, ata duhet të aftësohen që të kenë gjykim kritik dhe aftësi për t’u shmangur nga rreziqet.
Përfundimisht, konsiderojmë që ky vit shkollor duhet të shfrytëzohet për të marrë vendimin e shumëkërkuar dhe të shumënevojshëm, për futjen e lëndës së Edukimit Medial në planprogramet obligative shkollore.
Gjatë këtij viti, Departamenti i Gazetarisë i Universitetit të Prishtinës në bashkëpunim me SBASHK-un ka filluar mbajtjen e trajnimeve të mësimdhënësve për edukim media, por kjo iniciativë e edukimit joformal, duhet të plotësohet me projekte të tjera, veçmas në arsimin formal.
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...