Sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Ante Rebic, ka thënë se është shumë i lumtur që do t’i bashkohet Milanit në shkëmbim të sulmuesit Andre Silva.
Rebic ateroi në Milano të dielën në mbrëmje për ta kompletuar huazimin dyvjeçar në klubin kuqezi, transmeton Gazeta Express.
Milani ka një opsion në marrëveshje ne klubin gjerman për ta blerë kroatin për 25 milionë euro.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Forca Milan!”, ka thënë kroati për gazetarët pas mbërritjes në Itali.
25-vjeçari nuk është i panjohur për kampionatin italian, pasi ka luajtur për Fiorentinën mes viteve 2013 dhe 2018.
Gjatë asaj kohe, ai i bëri vetëm 12 paraqitje për Viola.
Rebic ishte opsion i dytë i Milanit, pasi dështoi transferimi i Angel Correa nga Atletico Madridi. /Gazeta Express/
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X