Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët thuhet se “Aleanca për Shqiptarët përshëndet emërimin e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor i Sekretarit të Shtetit amerikan Mike Pompeo”.
“Diplomacia amerikane, përmes zotit Palmer veçanërisht, ka dhënë kontribut të pazëvendësueshëm në stabilizimin e vendit gjatë tranzicionit nga regjimi OBRM-PDUKM-BDI dhe materializimin e anëtarësimit në NATO”, thuhet në njoftimin e ASH-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se në kohën kur vendi po përballet me sulme të papara dhe të koordinuara mbi themelet e shtetit të së drejtës, rritja e angazhimit amerikan është një sinjal tejet pozitiv për demokratizimin e Maqedonisë së Veriut dhe perspektivën evropiane të rajonit.
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin
Olise shkëlqen me hattrick, Franca e fiton miqësoren e fundi...