Ish kampionia e Kosovës në futboll, Vushtrria, tashmë është rikthyer në elitë prej Ligës së Parë, por në xhiron e parë të kampionatit të ri pësoi humbje nga Llapi në Podujevë me rezultat 4:1.
Mirëpo, klubi me tifozerinë e zjarrtë nuk janë demoralizuar. Ata po bëjnë plane dhe organizim për një vazhdimësi sa më të mirë të kampionatit.
Madje, ata të premten do t’i prezantojnë katër përforcime, futbollistë brazilianë.
“FC Vushtrria do të bëjë nesër prezantimin e përforcimeve të saj të fundit katër lojtareve të ardhur nga Brazili dhe një lojtar i transferuar si lojtar i lirë. Prezantimi do të behet në ora 11:00 në stadiumin e klubit “Ferki Aliu” në Vushtrri”, thuhet në njoftimin e Vushtrrisë, e cila tashmë ka krijuar edhe plane infrastrukturore.
Bie pushteti 16-vjeçar i Orbanit – Gjithçka që duhet të dini...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Haxhiu sot merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për Ditën e ...
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...