Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Capital T, gjatë ditës së sotme (e martë), duket se është takuar me tenorin Ramë Lahaj.
Me këtë rast, Trim Ademi ka publikuar një fotografi përkrah tij në rrjetin social, Instagram.
“Me krenarinë tonë në skenën e muzikës klasike, shoku im”, ka shkruar reperi pranë imazhit me Lahajn.
https://www.instagram.com/p/B1Yv8dGhbtG/
Dyshja duket se kanë raporte të mira dhe ky takim i tyre u komentua mjaft shumë edhe nga fansat e Capital T-së, të cilët aludojnë për një bashkëpunim mes artistëve.
Nga ana tjetër, tenori nga Istogu në fillim të këtij muaji mbajti një koncert madhështor në Prishtinë, ndërkohë që Kapo në shtator do të mbajë një koncert recital në Tiranë.
https://www.instagram.com/p/B1JmtY0B31Y/?utm_source=ig_embed
Ky i fundit gjithashtu për gjysmë viti publikoi tetë këngë, të cilat numërojnë miliona klikimesh në platformat e ndryshme muzikore.
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...