Janë shkarkuar kryetarët e provincave Diyarbakır, Mardin dhe Van – Adnan Selçuk Mızraklı, Ahmet Türk dhe Bedia Özgökçe Ertan.
Ministria e Brendshme Turke sot ka shkarkuar tre kryetarë bashkish në Turqinë lindore për mbështetje të terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).
Janë shkarkuar kryetarët e provincave Diyarbakır, Mardin dhe Van – Adnan Selçuk Mızraklı, Ahmet Türk dhe Bedia Özgökçe Ertan, njoftoi Ministria turke.
Në njoftim theksohet se ata tre tashmë kanë qenë të akuzuar për vepra penale si vendosja ose përhapja e propagandës për grupe terroriste ose vetëm kanë qenë anëtarë.
Të gjithë kryetarët e bashkive janë nga Partia Demokratike e Popullit (HDP), partia në opozitë e cila akuzohet për lidhjen e saj me organizatën terroriste PKK.
Kryetarët e shkarkuar do të zëvendësohen përkohësisht nga guvernatorët e provincave.
Në fushatën e tyre mbi 30 vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...