Stadiumi “Arena Kombëtare”, është drejt përfundimit dhe këtë e njofton kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kreu i Qeverisë, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar pamjet se si duket stadiumi nga brenda, pak kohë para përfundimit.
Në fotografitë e postuara, duket stadiumi i cili është drejt përfundimit, teksa kryeministri nuk nguron të bëjë edhe krahasimin me stadiumin e mëparshëm, “Qemal Stafa”.
Në postim Rama shkruan: “EDHE PAK… Ju kam thënë që s’do të ketë në rajon të dytë si ky dhe do jetë mes stadiumeve më të bukur të Evropës”.

“(Po jo vetëm kaq, ju kam thënë edhe që ata që shanin e bërtisnin, pse po prishej karakatina e vjetër, do maskohen si tifozë të huaj kur të hyjnë në stadiumin e ri, se do u vijë zor nga budallallëqet e nga pisllëqet që u ka nxjerrë goja.) Dhe ky s’do jetë vetëm një tempull kuqezi për Kombëtaren, as vetëm një stadium për të dielat e futbollit, po një qendër e re graviteti social për Tiranën, me aktivitet ekonomik, sheshe përreth e hapësira publike për të gjitha moshat. (Hë tani, hopa grupi shurupi, filloni e hidhni romuze e lëshoni fjalë pa lidhje, se në fakt ishim më mirë kur ishim më keq dhe e ka fajin populli, që i pëlqen këto fasada e që gënjehet me këto reklama.)”, ka mbyllur postimin e tij kryeministri i Shqipërisë. /Panorama Sport/
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...