Reperi i njohur shqiptar, Capital T, tash e disa ditë ka nisur përgatitjet për koncertin recital.
Ky koncert i tij pritet të mbahet me datën 19 shtator në Tiranë, derisa do jetë një nga projektet më të mëdha në karrierën e reperit.
I njëjti është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, ku së fundmi në Instagram ka zbuluar detaje të reja rreth kësaj mbrëmjeje.
“Projekti i jetës time nuk është vetëm i imi. Ka plot njerëz të mirë e profesionistë që kanë prit gjithë karrierën me realizu një koncert si Time Capsule. Kemi menduar për gjithçka. Vetëm ulu dhe shijoje”, ka shkruar krahas videos 28-vjeçari.
Trim Ademi po ashtu për gjysmë viti publikoi tetë këngë, teksa po punon vazhdimisht për prurje të reja.Kënga e fundit që ka lansuar titullohet “Sytë e tu”, ku në platformën YouTube për një javë ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve. /Telegrafi/
“Liria ka Emër” pritet nga Haxhiu: Marrin mbësht...
Mbërrijnë në Hagë vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi
Kurti: Kosova partnere e besueshme e Bashkimit Evropian
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba gjatë javës së kalua...
A do të heqë dorë Irani nga programi raketor në këmbim të nj...
Aksi Qafë Thore-Theth vijon të jetë i bllokuar nga bora, aut...