Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe reperja Tayna publikuan së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri, “Bye bye”.
Kënga është pritur mirë nga publiku dhe në vetëm dy ditë ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në kanalin YouTube.
Natën e mbrëmshme ato kanë qenë të ftuara për të performuarnë të njëjtin vend, me ç’rast edhe promovuan këngën e tyre më të fundit.
Në një moment, dy vajzat nuk kanë hezituar të bëjnë “twerk” para publikut, duke bërë që atmosfera të ngritet edhe më shumë.
Dafina është ajo e cila ka kërcyer më shumë, ndërsa është dukur tejet provokuese e veshur në të zeza.
Ndërkohë, Tayna gjithashtu dukettë ketë qenë mjaft entuziaste, teksa ka performuar bashkë me kolegen e saj.
Dafin dhe Tayna kanë qenë shumë aktive këtë verë me prurje të shumta muzikore, të cilat janë pritur kryesisht mirë nga publiku. /Telegrafi/

E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...