Ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka reaguar pasditen e sotme lidhur me akuzat e ngritura nga selia blu ndaj Valdrin Pjetrit, njeriut që pritet të vendoset në krye të Bashkisë së Shkodrës.
Lidhur me këtë, ish-deputeti i Shkodrës, Bardh Spahia kujton se Shkodra do njerëz dinjitozë, jo njerëz të kapur.
Reagimi i plotë i Bardh Spahisë
DINJITETIN NUK TA JEP PUSHTETI
Figura e kujt pretendon të jetë qytetari i parë i Shkodrës është padyshim interes i çdo qytetari shkodran, i majtë apo i djathtë. Refuzimi i një pretendenti të tillë, me një të shkuar të errët në Itali, të cilën fillimisht e fsheh, e pastaj kur i zbulohet, nuk arrin ta justifikojë, por struket pas fuqisë së pushtetit, që mbron të ngjashmit e tij, është një detyrim qytetar i çdo shkodrani, i majtë apo i djathtë. Papërgjegjshmëria që e detyron të shmangë transparencën, duke përdorur klishe të lodhura, veçse fut në siklet atë 5% që e votoi në 30 qershor. Përveç të shkuarës së errët, duket se ka edhe një tjeter problem: si ish-prefekt, nuk flet dot në ajër për abuzime të bashkisë, pasi vendimet (abuzive apo jo) sipas ligjit shumica konfirmohen nga prefekti, si gjithmonë, përfaqësues i partisë në pushtet! As si përfaqësues i një mazhorance e i një kryeministri që nuk ka lënë vegël të këtij pushteti pa përdorur kundër Shkodrës dhe bashkisë së saj. Një figurë me të kaluar të errët është padyshim e keqja e Shkodrës, dhe abuzimi me fuqinë e pushtetit veçse diskretiton edhe më thellë atë vetë dhe PS-në, që vazhdon të kandidojë individë me probleme! Pretendenti në Shkodër thjesht po tregon devotshmëri, si pjesë e të njëjtit karvan të errët, që koha e ka treguar se nuk shkon dot larg! #ShkodraDoNjerezDinjitozeJoSejmeneTeKapur
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...
Abdixhiku uron partitë për rezultatin zgjedhor: Kosova ka ne...
KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21....