Një tërmet i madh ka goditur Turqinë, 100km larg detit të Marmaras. Tërmeti 6.5 ballësh goditi provincën Denizli ku dridhi godinat dhe shkaktoi lëndime tek disa persona. Tërmeti kishte për qendër qytetin e Bozkurt.
Obzervatori Kandilli ka raportuar se tërmeti 6.5 ballësh goditi 10 kilometra ndër tokë.
Dridhje u raportuan edhe në provincat tjera të Antalias, Muglas, Isparta dhe Burdur ku u shkattëruna disa shtëpi.
Turqia goditet shpesh nga tërmetet. Në vitin 1999 një tërmet 7.4 ballësh vrau më shumë se 17 mijë njerëz në veriperëndim të Turqisë. Turqia goditet shpesh nga tërmetet për shkak se gjendet mes pllakave tektonike të Arabisë dhe EuroAzisë.
Denizli ndodhet 100km larg vendit shumë të frekuentuar për turistë, plazhit të detit Marmara./Gazeta Express/
Edi Rama jep lajmin e mirë: Shkolla “Lef Sallata” në Vlorë h...
Trump thotë se SHBA-të do të ulin tarifat ndaj Indisë pasi M...
Muriqi i pandalshëm, realizon golin e radhës në La Liga
Mirlind Kryeziu transferohet tek Winterthur
Arrestohet gardiani i Burgut të Dubravës, tentoi të fuste dr...
Rrjedhje të ujit, ndalet nga operimi blloku A5