
Mandatory Credit: Photo by Greg E Mathieson Sr/MAI/Shutterstock (10310944l) Donald Trump makes remarks expanding health coverage options for small businesses and workers. President Donald Trump Press Conference, Rose Garden, Washington DC, USA - 14 Jun 2019
Donald Trump si president aktual, por edhe si pretendent për një mandat të dytë, ngjan sikur nuk interesohet për zgjerimin e bazës së tij elektorale. Sidoqoftë, ai duket se ka fituar mbështetjen e më shumë votuesve, pasi përqindja e amerikanëve që thonë se kanë një qëndrim pozitiv ndaj tij është rritur ndjeshëm që nga zgjedhjet e vitit 2016.
Në bazë të të dhënave, në muajt e fundit, siç thekson New York Times, sondazhet e disa prej kompanive më të mëdha dhe më të besuara, tregojnë se vlerësimi pozitiv i punës së presidentit ka tejkaluar çdo tregues të mëparshëm gjatë mandatit të tij.
Miliona Amerikanë që në atë kohë thanë se nuk donin ta shihnin Donald Trump si President të SHBA-ve, tani e mbështesin atë. Shkalla e popullaritetit të tij nga 2016 deri më sot është rritur me 10%, dhe aktualisht qëndron në nivelin e 44%. Për më tepër, vlerësimi pozitiv i punës së Donald Trump është i qëndrueshëm në krahasim me presidentët e tjerë dhe më i lartë se sa besuan disa analistë.
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...