West Ham United ka konfirmuar nënshkrimin me sulmuesin shqiptar Albian Ajeti nga FC Baseli.
22-vjeçari i bashkohet skuadrës në Premierë Ligë duke nënshkruar një kontratë katër vjeçare me opsionin për të vazhduar tutje edhe për dy sezone, shkruan portali arbresh.info.
“Jam shumë i ngazëllyer që jam këtu”, ka thënë fillimisht reprezentuesi i Zvicrës, i cili do të bartë fanellën me numër 27.
“Është kënaqësi për mua që jam këtu, në këtë klub të madh”
“Me të mësuar për interesimin nga West Hami, unë nuk kam menduar dy herë rreth nënshkrimit me një klub të madh, një klub tradicional në Premierë Ligë. Kjo është një ditë e madhe për mua dhe familjen time”
Sulmuesi është bërë përforcimi i gjashtë këtë verë për “Hammers” pas Gonçalo Cardoso, Pablo Fornals, Sébastien Haller, David Martin dhe Robertos./arbresh.info/
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...
Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë
Laurent Xhylani “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Kancelari gjerman i kërkon Izraelit të heqë dorë nga planet ...
Tërhiqet shorti i Kupës së Kosovës, këto janë çiftet gjysmëf...