Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, me anë të një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook e ka quajtur gënjeshtër dorëheqjen e Ramush Haradinaj nga posti i kreyministrit të Kosvës për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale.
“Dorëheqje për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë si i dyshuar. Rrenë e kulluar, kalkulim perfid e mashtrues politik!”, ka shkruar Kurteshi.
Tutje ai ka shtuar se ekziston një mundësi e madhe që Haradinaj të ftohet sërish, pasi që prokuroria nuk ka mundur të e përfundojë punën për shkak të zgjedhjes së Haradinaj që të mbrohet në heshtje.
Ky është shkrimi i plotë i tij:
ZHBËRJA E SHTETIT (4) – GËNJESHTRA E HARADINAJT
Dorëheqje për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë si i dyshuar.
Rrenë e kulluar, kalkulim perfid e mashtrues politik!
Nëse është i dyshuar, ai ka mbetur i dyshuar. Aq më shumë nëse gjykata apo prokuroria nuk e ka përfunduar punën për shkak tē “heshtjes” së këshilluar. Rreziku për ta ftuar sërish, si “i dyshuar”, madje edhe si të akuzuar, mbetet aktual dhe i pashmangshëm. Prandaj kthimi në postin e dorëhequr pas kësaj loje mashtruese, është vetëm pangopshmëri me zhvatje të buxhetit të shtetit.
Haradinaj ka gënjyer me ftesën. Në asnjë rast dhe mënyrë nuk ka qenë i ftuar si i dyshuar! Një ftesë, nëse ka ekzistuar një e tillë, ajo nuk ka qenë si i dyshuar. Ai as e ka bërë dhe as nuk do ta bëjë kurrë transparente çështjen e ftesës. Pse?
Sepse në të vërtetë frika e rrëzimit të qeverisë nga vetë partnerët e koalicionit, që janë bashkuar me qëllim zhvatjeje, mashtrimi, korrupcioni, hajnie e krimi të organizuar institucional dhe në thelb ka tradhëtinë dhe mashtrimin, është arsyeja e dorëheqjes nga pozita e Kryeministrit dhe jo ftesa nga Haga. RRENË ME BRIRË!
#Poshtëzhbërësiteshtetitdhegënjeshtarët
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...