Paris Saint Germaini është i përgatitur për të rrëmbyer sulmuesin e Juves, Paulo Dybalan, nga Manchester United në rast se Neymar transferohet te Barcelona.
Superylli brazilian është përfolur shumë për një rikthim në Camp Nou, dy vite pas transferimit te PSG për një tarifë rekode prej 222 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Por, zëvendës-presidenti i Barcelonës, Jordi Cardoner, ka hedhur poshtë transferimin e Neymarit në fillim të kësaj jave.
“Aktualisht, nuk jemi duke punuar në çështjen me Neymarin, ashtu siç presidenti [Josep Maria Bartomeu] ka thënë. Është e komplikuar”, ka thënë fillimisht Cardoner.
“Ne jemi veprues pasiv. Ne e dimë se ai nuk është i lumtur në Paris dhe kjo është një situatë që duhet të zgjidhet në Paris”
“Ne nuk kemi folur me ata. Mes klubeve ka shumë respekt dhe nëse ka ndonjë çështje rreth Neymarit ndonjë ditë, ne do të diskutojmë”
“Sot, në këtë kohë, gjithçka është e hedhur poshtë”
Pavarësisht këtyre fjalëve, PSG ka bërë një plan rastësie nëse gjiganti katalunas reagon duke transferuar atë në katër javët e fundit të kësaj merkato.
Afati i fundit kalimtar në Spanjë dhe Francë është 2 shtatori./arbresh.info/
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...