Me disa ushtrime të thjeshta, për të cilat ju nevojiten vetëm pesë minuta në ditë, gusha juaj me kalimin e kohës do të zhduket
Kështu, sërish do të kënaqeni me formën ovale dhe të bukur të fytyrës suaj.
1. Përpiquni me gjuhë të prekni majën e hundës
Mjafton vetëm të provoni. Nuk ka rëndësi nëse nuk arrini. Ky ushtrim do t’ju ndihmojë të zhvilloni muskujt nën gushë.
2. Merrni pozitën sikur jeni duke puthur ndonjë person shumë të gjatë
Bashkoni buzët dhe ngrini kokën, ashtu që të ndieni tendosjen e muskujve të qafës. Në atë pozitë do të duhej të qëndronit 15 sekonda, pastaj lëshoni kokën dhe lironi buzët.
Përsëriteni këtë ushtrim 5 deri në 7 herë në ditë.
3. Merrni frymë dhe pomponi faqet
Merrni sasi të mëdha ajri dhe shpërndajeni në atë mënyrë që faqet t’ju duken sikur i keni pompuar. Kështu të pompuara faqet, tendosni shuplakat, por mos e lironi ajrin. Qëndroni në atë pozitë 5 sekonda.
Këtë ushtrim përsëriteni 5 deri në 6 herë. Kombinoni këto tri ushtrime dhe me sukses do të eliminoni (së paku do të zvogëloni) gushën.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën