Ylli i kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, është në rrugë të mirë për t’iu rikthyer fushave të blerta.
Në ndeshjet eliminatore për Euro 2020, kundër Malit të Zi, Zeneli kishte pësuar një dëmtim i cili do ta linte jashtë fushave për rreth 8 muaj (vazhdon).
Por, sot, anësori i Kosovës dhe skuadrës së Reims ka gëzuar adhuruesit e tij me foto dhe video të postuara në Instagram, përcjell lajmi.net.
Zeneli shihet teksa stërvitet nën ujë, duke bërë progres të madh drejt rikuperimit nga lëndimi i tmerrshëm që pësoi.

Numri 10 i Kosovës është një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares dhe rikthimi i tij është lajm i madh për kosovarët.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...