Në Ditën Botërore të Binjakëve është organizuar parakalimi i prindërve kosovarë me fëmijët e tyre binjakë apo më shumë nga Sheshi “Zahir Pajaziti”, deri tek sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë.
Organizatorja, Nazife Sallahu, tha se për të ka qenë e habitshme se sa shumë binjakë ka në Kosovë, ajo shpreson se kjo ditë ndërkombëtare të bëhet traditë në Kosovë.
“Shpresoj se ky event të bëhet traditë në vitet e ardhshme dhe ne deshëm të i bashkojmë në një ditë gjithë binjakët në Kosovë”, tha Sallahu.
“Jam mahnitur që kam parë kaq shumë binjakë, trinjakë e katërnjakë në Kosovë dhe kam mendu se si ta realizojmë këtë gjë që kemi realizu sot të i mbledhim gjithë binjakët në një vend”, tha ajo.
Organizatorja e këtij eventi, Arta Tahiri-Beqa, tha se nënat e këtyre fëmijëve duhet të ndihen shumë krenare dhe komod sepse ato janë heroina.
“Nëna të binjakëve ndjehuni komod dhe tregoni gjithë botës se sa e vështirë është me qenë nënë e binjakëve, kam fillu me besu se gjërat e mëdha nisin nga idetë e vogla”, tha ajo.

“Janë 3 arsye që organizuam për të parë bukurinë dhe hijeshinë e binjakëve, trenjakëve, katërnjakëve, për të shpalosur vështirësitë e binjakëve për ti treguar botës së nënat nuk flenë në gjumë dhe është e vështirë të jesh nënë e binjakëve dhe të i kërkojmë insitucioneve tona të na mbështesin në mënyrë sociale siç ndodh kudo në botë dhe jo gjithë barrën të ua lëmë nënave”, shtoi ajo.

Organizatorët para të pranishmëve shpallën nënën Shehnaze Bekteshi, nënë e 5 njakëve si nëna heroinë edhe pse tashmë e ndjerë. Aktiviteti vazhdoi pranë Teatrit Kombëtar të Kosovës, me këngë të ndryshme, kushtuar fëmijëve binjakë./EO
Berlini dërgon aeroplanë luftarakë në Poloni për shkak të dr...
Vrasja e shqiptares në Itali, arrestohet autori i dyshuar – ...
Caktohet data kur nis gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit Thaç...
Kurti: Kosova e përkushtuar në luftën kundër pastrimit të pa...
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...