Analisti politik, Valon Syla, ka thënë se nga informacionet që ka deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani nuk do të jetë nesër kandidate për kryetare të kësaj partie.
“Nga burimet që kemi në LDK shihet qartë se do të jenë dy kandidatura. Vjosa Osmani nuk do të jetë kandidate – kjo është risia e kësaj dite. Shihet një pozicion më i përafruar për një marrëveshje uniteti. Dy kandidatura dhe një unitet i këtij grupi [Agim Veliu, Lutfi Haziri, Haki Rugova] do të jenë prezent ditën e zgjedhjeve. Kush do të jetë kandidati i dytë nuk është e qartë”, ka thënë Syla, njofton Klan Kosova.
Syla në Info Magazine është shprehur se partia që drejton deri nesër Isa Mustafa nuk mund të nxjerr kandidat pa marrëveshje, duke bërë për këtë një krahasim.
“LDK është e strukturuar sikur Lidhja Komuniste përpara. Në LDK ka aktive, nëndegë dhe degë që është totalisht strukturë si Lidhja Komuniste e Kosovës. Në LDK nuk mund të ketë kandidat pa marrëveshje sepse është sistem i vjetër”.
Ndërkaq për zgjedhjet e parakohshme ai ka theksuar se ajo nuk iu konvenojnë disa partive.
“AKR, Nisma dhe PSD do ta kenë të vështirë. Mendoj PSD e kalon pragun por do ta ketë të vështirë që t’i ketë 12 deputetë”.
“Pa u shterur mundësitë nuk mund të merret vendim për zgjedhje. Skeptik për zgjedhje nuk janë LDK, PDK, Vetëvendosje dhe AAK.
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...
Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Ir...
Haradinaj uron 7 Marsin: Mësuesit janë shtylla e edukimit dh...
Zëdhënësi i Qeverisë: VV e kandidoi Konjufcën në fund të afa...