Pedro ka shënuar një supergol në fitoren e thellë 5 me 3 të Chelseas ndaj FC Red Bull Salzburg.
Anësori veteran thelloi për 4 me 1 epërsinë e “Bluve” duke dërguar me shumë stil topin në rrjetën e skuadrës së Red Bull Salzburgut në takimin e mbrëmjes së sotme (e mërkurë), transmeton portali arbresh.info.
Në minutën e 57′ të ndeshjes miqësore, Pedro prodhoi padyshim njërën nga momentet e tij më të mira parasezonale duke shënuar një gol me një lëvizje të lehtë.
Reprezentuesi i Anglisë, Ross Barkley vazhdoi me formën e mirë në ndeshjet parasezonale te skuadra e Frank Lampard duke dërguar një asistim të gjatë centimetrash në drejtim të Pedros.
Spanjolli mbushi 32 vjet tri ditë më parë, por shfaqi se ende është në gjendje të bëjë mrekulli./arbresh.info/
Shikoni më poshtë golin tronditës të tij:
https://twitter.com/BringBackKalas/status/1156645277794734088
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...