Sipas informatave të ushtrisë së Koresë Jugore, Koreja Veriore i ka hedhur në ajër dy raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në ujërat e bregdetit lindor. Raketat u lëshuan nga zona e Wonsan-it në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Ky testim ishte veprimi i parë i këtillë që nga takimi i presidentit amerikan, Donald Trump, me liderin e Koresë Veriore, Kim Jong-un, në kufirin mes dy Koreve në qershor të këtij viti.
Autoritetet e Koresë Veriore thanë se lëshimi i këtyre raketave ishte një paralajmërim solemn për Seulin lidhur me ushtrimet e planifikuara ushtarake me forcat amerikane.
Shteti komunist më parë ka reaguar ashpër ndaj ushtrimeve të përvitshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Jugore, duke thënë se ato janë përgatitje për luftë.
Raketat u lëshuan në orën 5 të mëngjesit sipas kohës lokale. Ato fluturuan 250 kilometra dhe arritën një lartësi prej 30 kilometrash para se të binin në Detin e Japonisë, i njohur ndryshe edhe si Deti Lindor.
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...