Feronikeli ka pësuar humbje me rezultat 2-0 në stadiumin Fadil Vokrri në kuadër të Ligës së Evropës përball Slovan Bratislavës.
Djelmoshat e Zekirja Ramadanit, zhvilluan një ndeshje të njëjtë sikurse në Sllovaki, sidomos në pjesën e parë, duke tentuar të përfitojnë nga gabimet e kundërshtarit.
Yll Hoxha rrezikoi i pari, por që goditja e tij e fuqishme u prit nga portieri.
Goli erdhi në minutën e 19-të kur De Marco i gjend mirë në zonë dhe me kokë tundi portën.

Rastin më të mirë për Feronikelin e kishte Kastriot Rexha, por që gjuajtja e tij nuk e gjeti rrjetën.
Edhe pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjtë me të parë.
Sllovakët shënuan në minutën e 54-të me Holman, që me një gjuajte të fuqishme në zonë, tundi rrjetën e Smakiqit.
Feronikeli nuk mundi të bëjë më shumë në pjesën e dytë, duke e mbyllur me rezultat 2-0, të përgjithshëm 4-1, aventurën e tyre evropiane.
Tronditet Spanja: 25-vjeçari dyshohet se vrau prindërit dhe ...
Hargreaves takon Radoniqin, i jep mbështetje për zgjedhjet e...
Rama ndan mirënjohje për mjekët familjarë në Ditën Botërore ...
Bellingham në krizë forme para Botërorit
Kurti: Kosova e hapur për investime dhe partneritete serioze...