Pala greke nuk do të thotë “jo” askujt (Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë), por do të vendos kushtet e saj, thonë burimet qeveritare greke për gazetën “Kathimerini”, në lidhje me perspektivat evropiane të Shkupit dhe Tiranës.
Gazeta greke në tekstin me titull “Drejt Brukselit nëpërmes Athinës” analizon se nëse nuk ndodh diçka e paparashikuar, atëherë “Athina nuk do të jetë pengesë për procesin e anëtarësimit të vendeve fqinj”, por do të vendos kushte dhe do të kërkojë diçka në këmbim.
“Për Maqedoninë e Veriut, sipas informacioneve do të kërkohet zbatim të rreptë të marrëveshjes së Prespës, dhe ndoshta disa sigurime nga Berlini për të lehtësuar tepricën si një “dhuratë reciproke”, ndërsa për Shqipërinë garancione për respektimin e rreptë të marrëveshjeve dhe standardeve ndërkombëtare të mbrojtjes të të drejtave të pakicave të helenizmit atje. Shkupi dhe Tirana tashmë po shikojnë drejt Athinës, duke pritur që qeveria e re të hap hartat e saj përpara samitit të tetorit”, shkruan Kathimerini.
Në lidhje me zgjerimin e BE-së, gazeta komenton se evropianët janë të ndarë në ato që duan (Gjermania, Italia, KE, vendet anëtare të bllokut lindor) dhe atyre që nuk duan (Franca, Holanda Danimarka) të cilat insistojnë në atë se “nuk duhet as tu jepet shpresë”./Telegrafi/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...